E Shtunë, 31 Tetor 2026

Askush s’e paguan Ibrën sa vlen

Milano - Megjithëse nuk ka patur ndonjë konfirmim nga ana e vetë lojtarit, Hoze Mourinjo vazhdon të jetë i sigurt se Zllatan Ibrahimoviç nuk do ta lërë ekipin e Interi këtë verë. “Nuk kam folur me të. është bindje personale. Më duket se nuk asnjë arsye për të mos qenë i lumtur me ne” thotë trajneri portugez për Telelombardia.

“Askush nuk do të paguajë për Ibra vlerën e tij reale të merkatos ose të njëjtën shifër si Ronaldo. Megjithëse në futboll kurrë nuk mund të thuhet kurrë..."

Domethënë as Reali nuk mund ta marrë? “Po desh të bëjë dy skuadra... – përgjigjet buzagaz portugezi. – Në këtë moment, me Ronaldon, Kakan dhe gjithë ata kampionë të tjerë, duket se s’ka ç’të bëjë më shumë.

Megjithatë objektivi i yllit suedez mbetet fitimi i Ligës së Kampioneve: "Edhe unë dua ta fitoj, - shton Mou, - por për kampionatin italian luftojnë katër ekipe, për Ligën Spanjolle dy, Për Premier në Angli tre ekipe, ndërsa në Ligën Kampioneve janë dymbëdhjetë ekipe që luftojnë, e pikërisht për këtë arsye nuk është aspak e lehtë."

Përballë emrave që lakohen si zëvendësues të Ibrës - Eto'o, Drogba e Benzema – trajneri portugez nuk asnjë dyshim dhe e vendos Ibrahimviçin në krye të preferencave të tij. Po a mund të imagjinohet një Inter pa Ibrën apo Maikonin? “Interi është më shumë se një lojtar i vetëm, një trajner, një fizioterapist: Interi mund të imagjinohet pa njërin nga ne. E pamundur është vetëm një Inter pa tifozë".

Me shumë mundësi Deko dhe Karvajo mund të vishen së shpejti zikaltër, por Mourinjo nuk çbilancohet: "Janë të dy lojtarë të Çelsit, e nuk më pëlqen të flas për lojtarë të ekipeve të tjera. Do ishte kënaqësi t’i kisha sërish në ekipet e mia, por vetëm ♀8elsi mund të vendosë.".

Përtej përforcimeve, tekniku portugez duhet të përcaktojë se me ç’modul loje do të luajë sezonin e ardhshëm, me 4-4-2 apo 4-3-3 e preferuar shumë prej tij. Por për momentin Mourinjo s’duket se e ka problem. “Ideja ime është për një Inter që fiton, që luan bukur, që argëtohet dhe bën të tjerët të argëtohen. Filozofia është më e rëndësishme se moduli.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›