E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khan: Lufta në Afganistan është “xhihad”

Kryetari i partisë pakistaneze Tehrik-e-Insaaf (Lëvizja për Drejtësi), Imran Khan, luftimet në Afganistanin i ka cilësuar si “xhihad”, respektivisht, si një luftë të shenjtë islamike.

Duke folur para gazetarëve në qytetin pakistanez Peshawar, Khan deklaroi se njerëzit që po luftojnë kundër okupimit të Afganistanit janë të përfshirë në luftë të shenjtë islamike. Sipas tij, nuk ka pasur rrugë tjetër të zgjidhjes së militantizmit atje, përpos zgjidhjes politike.

Një javë më herët, Khan udhëhoqi një protestë kundër sulmeve amerikane në zonat fisnore të Pakistanit.

Partia e Khan është bërë e njohur gjatë dy viteve të fundit, pasi që oficerë të lartë të ushtrisë dhe zyrtarë të regjimit të kaluar pakistanez iu bashkuan kësaj partie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›