E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribotohet per here te pare Kodiku i Korces

Kodiku bizantin i Korçës. që i përket fundit të shekullit të10-të dhe me përmbajtje biblike, i cili ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit, së shpejti do teë botohet për herë të parë në formë fascimile. Këtë na e bën me dije Paleografi dhe përgjegjesi i Arkivit Sokol Cunga
Ky libër mesjatar mbi 1000 vjeçar, i cili është në pergamen dhe që është unikal në gjithë botën për vetë formën e të shkruarit në formë kryqi, do të shumfishohet për një publik më të gjerë. Specialisti Cunga na bën me dije se do të respektohen përmasat dhe dekoret e origjinalit.
Kodiku i Korçës, ose siç njihet ndryshe nga katërungjijtë mban kodin 93 në fondin e Kodikëve të Arkivit Qendror të Shtetit dhe vjen si botim i plote, duke u bazuar nga origjinali në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ky libër do jetë i shoqëruar edhe me një hyrje të detajuar në gjuheën shqipe, pasi vetë kodiku është i shkruar në gjuhën bizantine të lashtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›