E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon ekspertet e OSBE/ODIHR-it

“Shqipëria ka një progres shumë evident përsa i përket kuadrit ligjor dhe rritjes së standardeve zgjedhore”. Një konstatim i tillë erdhi sot nga ekspertët e OSBE/ODHIR-it gjatë takimi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë ditës së sotme, kryeparlamentarja Topalli zhvilloi një takimin me ekspertët e OSBE/ODIHR-it, Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin, të cilët janë në Shqipëri për t’i dhënë asistencë teknike Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Nga ana e saj, kryetarja Topalli garantoi se “53 rekomandimet e ODIHR-it janë reforma jonë zgjedhore”. Gjithashtu, duke falenderuar përfaqësuesit e ODIHR-it për kontributin dhe mbështetjen dhënë Shqipërisë për reformën elektorale, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi përfundimet e Raportit e ODIHR, që i cilësoi zgjedhjet e fundit “kompetitive dhe transparente”.
“Këto zgjedhje ishin më transparentet dhe u zhvilluan me një sistem demokratik zgjedhor të propozuar nga PS e të miratuar me konsensus të plotë nga socialistët e demokratët në Parlament. Po ashtu, opinioni i përbashkët i ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias përbën një dokument ligjor profesional i cili shërben si plan pune në zbatimin e 53 rekomandimeve për zgjedhjet, të cilat janë çështje standardi dhe jo çështje partiake”, vlerësoi Topalli.
Ekspertët e ODIHR thanë se “jemi maksimalisht të gatshëm për të asistuar në reformën zgjedhore në mënyrë që ajo të përfundojë në kohën e duhur.” Ata shprehën bindjen në cilësinë e lartë të ekspertizës shqiptare.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ekspertët e ODIHR-it u shprehën optimistë për një reformë zgjedhore cilësore, e cila do të jetë materializimi i rekomandimeve të OSBE/ ODIHR-it, e do të miratohet brenda afatit të duhur kohor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›