Unioni i Gazetareve proteste kunder transmetimit te materialeve te pergatitura nga partite
Për Unionin e Gazetarëve, transmetimi në mediat audiovizive të materialeve të përgatitura në zyrat e partive politike dëmton lirinë dhe transparencën. Një përfaqësi ka protestuar pranë selisë së PS-së, PD-së dhe para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar ndalimin e furnizimit të mediave me materiale të gatshme.