E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, shpërthim në minierë, gjashtë të vdekur

Një shpërthim në një minierë qymyrguri në lindje të Ukrainës shkaktoi sot vdekjen e gjashtë personave, njoftoi sot Ministria e Gjendjeve Emergjente e vendit.

Shpërthimi ndodhi në minierën Duvanna në qytetin Sukhodolsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës.

"Nga 119 personat që ndodhen nëntokë, gjashtë kanë humbur jetën. Njëqind e trembëdhjetë minatorët e tjerë janë nxjerrë në sipërfaqe" , njoftoi ministria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›