Ridvan Bode përballë Pandeli Majkos, kandidatët për Korçën
KORCE-Zbardhen listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë për deputet, në dy selitë kryesore në qarkun e Korçës. Në dallim nga selia rozë ku duket se gjërat janë më të qarta dhe emrat e shumë përfolur të kandidatëve për deputet janë drejt zyrtarizimit, në selinë blu “ethet” e kandidimit vijojnë ende. Burime nga dega lokale e PD-së në qytetin juglindor konfirmojnë për “Gazeta Shqiptare” se emri i sigurtë që do të kryesojë listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit për Qarkun e Korçës është ai i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, njëherazi Ministër aktual i Financave, Ridvan Bode. I dyti në listë po kaq i sigurtë, nga të njëjtat burime konfirmohet edhe emri i deputetit aktual Edmond Spaho, i cili është edhe një nga 6 emrat më të votuar si anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike.
Aktualisht Spaho mban dhe postin e Kryetarit të komisionit parlamentar të Ekonomisë. Burime nga selia lokale e PD-së pohojnë gjithashtu për “GSH” se emri i tretë në listën e kandidatëve për deputetë është surprizë dhe vjen nga sistemi i drejtësisë. Sipas burimeve mësohet se kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, e cila në vitin 2009 u zgjodh nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, anëtare e Kolegjit Zgjedhor, pritet të jetë emri më i ri në listën e kandidatëve për deputet të PD-së në Qarkun e Korçës. Megjithatë ende nuk ka asnjë vendim zyrtar. Ndërkohë mësohet se Gjergji Papa, kryetari i Partisë Demokratike në Korçë do të jetë emri pasues në listën e kampit blu pasi është më i përfoluri aktualisht për të garuar sërish në këtë qytet, duke u ndjekur më pas nga deputeti aktual Fatbardh Kadilli. Kandidati i gjashtë i Partisë Demokratike nuk është konkretizuar ende. Aktualisht Qarku i Korçës përfaqësohet nga 12 deputetë në parlamentin shqiptar, 6 prej të cilëve janë të PD dhe 6 të PS.
OPOZITA
Ish-kryeministri, Pandeli Majko, deputet dhe anëtar i kryesisë së Partisë socialiste do të kryesojë listën e kësaj partie në Qarkun e Korçës në zgjedhjet e 23 qershorit. I dyti në listë do të jetë Sekretari për Pushtetin Vendor në PS, z.Bashkim Fino. Burime të sigurta brenda degës lokale të selisë rozë konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se Olta Xhacka do të jetë e treta në listë në qarkun e Korçës, ndërsa i katërti në listë, do të jetë kreu i Partisë Socialiste në qytetin juglindor, Ilir Pendavinji.
Të njëjtat burime sigurojnë se më pas lista pasohet nga Ilir Xhagolli aktualisht kreu i partisë socialiste në Pogradec, për t’u ndjekur më pas nga një emër i ri në politikë Ylli Ziçishti me profesion mjek i cili do të garojë në zonën e Devollit dhe është zyrtarizuar aktualisht edhe nga kreu i PS-së, Edi Rama. Partia Socialiste pretendon të marrë 7 deputetë në qarkun e Korçës në zgjedhjet e 23 qershorit.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)