Rifat Dajti, sjell romanin "Vjedhja e të vdekurve"
"Vjedhja e të vdekurve", titullohet romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit shkodran, Rifat Dajti, i cili është një roman që trajton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë . Autori Rifat Dajti ka sjellë në duart e lexuesve një përmbledhje me ngjarje, histori dhe ndjenja të përziera. Disa nga personazhet e ngjarjeve jane personazhe të vërteta, ndërsa disa të tjerë janë prodhim i fantazisë së vetë autorit . Rifat Dajt, i shprehet se nga të gjitha veprat e tij , "Vjedhja e të vdekurve", ka qenë vepra më e vështirë për t'u realizuar dhe me një natyrë shumë komplekse dhe për këtë roman i janë dashur më shumë se 2 vjet punë , për ta realizuar. Ky është botimi i tetë i këtij autori . Mes të tjerash janë dhe dy libra për Kosovën .