E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solistët evropianë bashkë në skenën shqiptare

25/06/2009  Do të vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në një koncert gala. Solistët më të mirë të Europës Qendrore dhe Lindore, të cilët po trajnohen nga projekti i “CEE Music Theatre” në Vjenë, do të jenë pjesëmarrës të koncertit operistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e 26 qershorit. Artistë nga Kroacia, Sllovenia, Rumania, Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia do të shfaqen krah emrave më të njohur të skenës sonë operistike, si Vikena Kamenica, Sidrit Bejleri dhe Eriona Gjyzeli. Projekti i “CEE Music Theatër” në Vjenë është një nismë disavjeçare, ku prej kohësh bën pjesë dhe Shqipëria. Në këtë projekt trajnohen solistët më të mirë të rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore. Ky program ka për qëllim të ofrojë një nxitje financiare të këngëtarëve të rinj nën 30 vjeç, që tashmë janë duke punuar me kontratë të vlefshme për të vazhduar “në shtëpi” në teatrin e tyre të operës. “Kjo mbështetje financiare në formë të bursave mujore u siguron të rinjve kohë të mjaftueshme për të studiuar dhe për të arritur një repertor individual. Kjo mundësi për të realizuar role të ndryshme të çon në shtimin e eksperiencës në skenë. Për më tepër, solistët janë të mbështetur nga akademia vjetore verore në Austri, ku muzika dhe talenti interpretues mund të zgjerohen më shumë në disa takime pune”, - vërejnë organizatorë të këtij projekti. Ky program është i bazuar në bindjen e një rritje të shkëmbimit të përvojave midis studentëve dhe të diplomuarve të muzikës dhe artit në Europën Perëndimore, akademitë dhe ekipet e partnereve të teatrove të operës të rajonit, që “do të çojë në një pasurim të konsiderueshëm të përbashkët”. Ky qëllim do të arrihet nga organizimi i vizitave të artistëve të rinj të interesuar dhe kualifikuar të Evropës Perëndimore dhe menaxherët e rinj të teatrove me anë të bursave. “Ofertat gjithmonë përputhen me kërkesat e drejtorëve të teatrove të operave partnere. Mbajtësit e bursave vijnë nga fushat artistike, si përgjegjës skene, dramaturgji, dirigjent si dhe të menaxhimit financiar dhe janë pjesë e ekipit për kohëzgjatjen e një produksioni”. Ky projekt është bazuar në idenë se nëpërmjet rrjetit më të ngushtë të muzikës të teatrove të rajonit energjitë mund të përdoren më mirë dhe mund të realizohen potencialet maksimale. “CEE Music Theater” vëren se do ta realizoje atë në dy mënyra: së pari, nëpërmjet gjetjes së mundësive bi- dhe multilaterale bashkëpunimi dhe mbështetjen e këtyre prodhimeve financiarisht. “Shoqata vepron si një burim për partneret e teatrove të operës për të mbledhur dhe dhënë data informuese. Së dyti, do të ofrojë një forum për të përmirësuar komunikimin me nxitjen e dialogut ndër kufitare dhe zgjerimin e marrëdhënieve midis teatrove të operës, takime e drejtoreve do të mbahen rregullisht për këtë qëllim”, - shprehen drejtues të TKOB. Brenda kuadrit të këtij programi “CEE Music Theater” ofron sponsorizime të teatrove përkatëse të operës në dy mënyra sipas të cilave duhet: sponsorizimi në natyrë apo konsulencë për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të siguruar mundësinë e mbajtjes së shfaqjeve. Kjo ndihmë shkon nga blerja e instrumenteve në mbështetjen e teknikeve të skenës. Përkrahje gjithashtu është ofruar për tu kujdesur për mirëmbajtjen e ndërtesës urgjente. Këshilla është parashikuar në formën e trajnimit nga ekspertë të Evropës Perëndimore. “Nëpërmjet këtij shkëmbimi të përvojave te vlefshme, personi përgjegjës në teatër mund të përfitojë nga përvoja e profesionistëve. Për teatrot që përdorin këtë shërbim kjo do të thotë në radhë të parë kursim kostoje dhe kohe: zbatimin e metodave më efikase dhe teknike, ekonomike dhe ligjore pyetjeve të shpejta të zgjidhura gjatë rrjedhës së një bisedë personale”, - përkrahin këta drejtues.

“CEE MusicTheater”

E themeluar në prill 2004 nga Fondacioni i Bankës Gjermane “Stiftung” së bashku me Sekretariatin e Shtetit Austriak për Artin dhe Medien, qëllimi i kësaj nisme ndërkufitare është e ardhmja e orientuar drejt promovimit të teatrove muzikore ekzistuese në Evropën Qendrore dhe Lindore, si një forcë lëvizëse e jetës kulturore. Në të kaluarën Opera Shtetërore e Vjenës dhe Fondacioni Kulturor i Bankës Gjermane ka organizuar disa “konferenca" të drejtorëve të operave në Vjenë. Gjatë këtyre takimeve u kristalizua ideja që çoi në krijimin e shoqatës “CEE Music Theatër”: krijimi i një rrjeti për mbështetjen e vendeve në rajon, ku teatrot e muzikës përballojnë vështirësi të shkaktuara nga buxhetet e pamjaftueshme. Kjo iniciativë e përbashkët artistike synon të kontribuojë në rritjen e cilësisë së produksioneve, në të cilën çdo mbështetje i korrespondon një kërkese të veçantë nga çdo teatër i operës. Partnerët aktual asistues të teatrove të operës u zgjodhën pas bisedimeve të shumta me drejtorët përkatës. Për të reaguar ndaj nevojave individuale të teatrove të operës, u krijuan katër programe të ndryshme me pika të ndryshme referimi. Qëllimi i këtyre programeve është forcuar dhe për të rritur statusin e teatrit muzikor në rajon, duke siguruar kushte të përgjithshme të favorshme dhe afatgjata.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›