E Shtunë, 31 Tetor 2026

McChrystal: Të mbrohen civilët në Afgansitan

Komandati i ri amerikan i forcës së NATO-s në Afganistan, Gjenerali Stanley McChrystal, thotë se trupat ndërkombëtare duhet ta ndryshojnë qasjen e tyre. Ai thotë se fokusi i trupave ndërkombëtare duhet të zhvendoset nga lufta e deritanishme konvencionale tek mbrojtja e civilëve afganë. Gjenerali McChrystal pritet të bëjë publike rregullat e reja për veprimet luftarake që kanë si objektiv të minimizojnë numrin e viktimave në radhët e civilëve. Sipas një raporti të ushtrisë amerikane të bërë publik javën e kaluar, u arrit në përfundimin se gjatë disa operacioneve të forcës ajrore amerikane në maj të këtij viti, ku u vranë disa civilë afganë, ishin shkelur rregullat ushtarake. Qeveria afgane vazhdimisht ka kërkuar që të merren masa për të ulur numrin e viktimave në radhët e civilëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›