Ismail Kadare nderohet me “Princi i Asturias”
25/06/2009 Ka mundur të triumfojë mbi emra të njohur të letërsisë botërore, si shkrimtari japonez Haruki Murakami, shkrimtari çek Milan Kundera, italiani Antonio Cabuchi apo holandezi Cees Nooteboom. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është vlerësuar dje në Spanjë me çmimin ndërkombëtar për letërsinë “Princi i Asturias për Letërsinë” (Prince of Asturias Award for Letters). Për të fituar këtë çmim prestigjioz, ndër më të rëndësishmit në botën letrare, ishin 31 kandidatë, pretendentë nga 25 vende të botës. Gazeta e njohur spanjolle “El Mundo” shkruan se “kandidati shqiptar për çmimin Nobel e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj”. Sipas medieve të huaja, fillimi i famës së Kadaresë lidhet me romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" në vitin 1963, me të cilin ai u njoh brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në faqet e shtypit nënvizohet se “Kadare është një studiues i madh i traditës shqiptare dhe i këtij vendi ballkanik”. Në to theksohet se veprat e shkrimtarit janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës. Me marrjen e këtij çmimi Kadare konsiderohet tashmë shkrimtari i parë shqiptar që fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Spanjë. Këtë çmim më parë e kanë fituar shkrimtarë si Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Camilo Jose Cela, Claudio Rodriguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Gunter Gras, Augusto Monterroso, Doris Lesing, Artur Miler, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz. Vitin e kaluar ky çmim është fituar nga kanadezja Margaret Atwod për veprën e saj, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave. “Princi i Asturias” ndahet nga fondacioni me të njëjtin emër dhe u akordohet “atyre personave, institucioneve puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë”.
Berisha, urim shkrimtarit
Kryeministri i Shqipërisë, Prof.Dr. Sali Berisha uroi kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë me rastin e nderimit të tij me çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsinë”. Kryeministri Berisha në urimin e tij, në emër të qeverisë shqiptare dhe emrin e tij personal, vlerësoi akordimin e këtij çmimi të madh botëror si një ngjarje shumë të rëndësishme. Ai e konsideroi këtë çmim si një nderim të madh për krijimtarinë gjeniale të Ismail Kadaresë, por dhe për mbarë kombin tonë, letrat dhe kulturën e tij.
Kadare
Një ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, kandidat i çmimit “Nobel” në letërsi, Ismail Kadare ka lindur më 28 janar 1936 në Gjirokastër. Autor i disa romaneve ndër më të njohurit në letërsinë shqipe, si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (i përkthyer të paktën në tetë gjuhë të botës), “Muzgu i perëndive të stepës”, “Koncert në fund të dimrit”, por edhe i një sërë poezish, përmbledhjesh, novelash. Është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” dhe bën pjesë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në Akademinë Franceze të Vlerave Morale dhe në Akademinë e Berlinit. I rritur në Gjirokastër, shkollën e mesme e kreu po në këtë qytet. Ndërsa studimet e larta për letërsi i ndoqi në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës, më tej në Institutin "Gorki" në Moskë. Një periudhë e jetës së tij lidhet edhe me punën në shtyp. Ai ka punuar në gazetën “Drita” e më pas ka drejtuar revistën “Les letres albanaises”. Protagonist i jetës politike dhe i mendimit në Shqipëri që prej viteve 60, pas viteve 90 ai kalon një pjesë të mirë të jetës së tij në Francë, ku u vendos bashkë me familjen. Vepra e tij është përkthyer në 40 gjuhë të huaja. Ndër dhjetëra veprat e botuara prej tij mund të përmendim romanin “Kështjella” (1975), “Kronikë në gur” (1970), përmbledhjen me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Dimri i madh” (1977), “Ura me tri harqe” (1978), “Gjakftohtësia” (1980), por dhe dhjetëra vepra të botuara pas 90-s dhe në ditët e sotme. Poezia përbën një etapë të rëndësishme në krijimtarinë e Kadaresë, e lidhur kryesisht me vitet 60. Ndër vëllimet poetike të tij janë “Frymëzime djaloshare” (1954), “Ëndërrimet” (1957), “Ëndërr industriale” (1960), “Shekulli im” (1961), “Poemë e blinduar” (1962), “Përse mendohen këto male” (1964), “Shqiponjat fluturojnë lart” (1966), “Motive me diell” (1968), “Koha” (1976) etj.