E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifat Demaku, kandidat i VV-së për Kryetar të Drenasit

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas mbajti konferencë për media me ç’rast publikoi Rifat Demaku si kandidat të Lëvizjes për Kryetar të Komunës së Drenasit.

Demaku foli për qeverisjen në Komunën e Drenasit dhe tha se “Komuna e Drenasit që prej pasluftës është keq-qeverisur sistematikisht nga Partia Demokratike e Kosovës. Mungesa e politikave zhvillimore, keqpërdorimi i parasë publike dhe politizimi i sektorëve publikë janë karakteristikë e të gjitha mandateve të deritanishme që ka pasur kjo parti” theksoi ai. Mendësia e mbrapshtë qeverisëse e partisë në pushtet e ka privuar Komunën e Drenasit nga mundësia për progres e zhvillim".

Pas tij fjalën e mori Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti. Ai tha se “ekziston një mit në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, se pas luftës dhe sidomos pas pavarësisë, ka ndryshuar Drenica, ka ndryshuar Drenasi. Kjo nuk është e vërtetë", - shtoi ai - “në këtë qytet mungon edhe zhvillimi ekonomik, edhe prodhimi edhe punësimi, mungon edhe mirëqenia sociale dhe mungon edhe drejtësia.”

“Është e domosdoshme që Lëvizja Vetëvendojse me fitoren e saj, jo vetëm këtu në Drenas, por edhe në Skenderaj të filloj ta shthur rrjetin e krimit të organizuar dhe korrupsionin e lartë, që jo vetëm që i ka bërë dëm Kosovës dhe qytetarëve të saj posaçërisht në këto vise, por në të njëjtën kohë edhe na i ka humbur shanset për përparim. Pra, mund të themi se pasojat janë të dyfishta, në njërën anë, pasojat janë për shkak të dëmeve të drejtpërdrejta që i kemi pësuar nga qeveritë e pasluftës, qofshin ato lokale apo qendrore por në anën tjetër janë edhe shanset e humbura për zhvillim e progres”, tha ndër të tjera Kurti. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›