Rifillon dialogu Prishtine-Beograd
Ne nisje te negociatave, shefat e delegacioneve kane shfaqur optimizëm për arritjen e një marrëveshje për vulat doganore te Kosovës. “Nga sinjalet e dhëna nga pala serbe presim qe sot te arrihet kompromisi qe ne vula te jete mbishkrimi doganat e Kosovës, duke qene se këto vula janë pranuar edhe nga misioni i OKB-se ne Kosove, UNMIK. Ne tryezën e bisedimeve këtë here do te shmanget tema e veriut te Kosovës,” u shpreh Tahiri. “Parashikoj te kemi një raund konstruktiv bisedimesh, ndërsa do te diskutojmë edhe për mënyrat e zbatimit te marrëveshjeve te arritura ne muajin qershor. Për ne është shume e rëndësishme përmirësimi i jetës se qytetareve qe jetojnë ne Kosove dhe sidomos ne pjesën e veriut,” ka deklaruar Stefanoviç. Ne fund te bisedimeve, ndërmjetësi i BE-se Robert Kuper, parashikohet te japë qëndrimin e Bashkimit Evropian ne lidhje me rezultatet e arritura.