E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët komision hetimor

Këshilli Sindikal ka marre gjithashtu vendim qe fëmijët e minatorëve te bojkotojnë procesin mësimor, pasi nuk kane mundësi financiare ti pajisin me veshje dhe libra. Ndërkohë, punonjësit e nëntokës kane vijuar serish protestat, duke kërcënuar se pas te hënës do te përshkallëzojnë lëvizjen me greve urie dhe bllokim rrugësh kombëtare, nëse parlamenti nuk merr ne shqyrtim çështjen e tyre. Kërkesat e minatorëve janë: rritje page nga 20-40 %, investimet ne miniere, kryesisht ne thellimin e puseve, përmirësim i kushteve te punës, si dhe largimi i drejtorit Medat Zogu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›