Arvizu takon kreun e PS Edi Rama
Pas bisedës, qe zgjati rreth 90 minuta, ambasadori Arvizu ka thënë se është optimist për reformat e integrimit, edhe pse aksioni politik i opozitës do te deklarohet nga vete Rama. Ne një njoftim zyrtar te PS, sqarohet se gjate takimit kryetari Edi Rama ka njohur ambasadorin Arvizu me kursin e ri politik, si edhe me qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me disa shqetësime me interes kombëtar e publik. Bashkëbiseduesit ranë në një mendje jo vetëm për rëndësinë e kontributit të secilës palë që parlamenti të funksionojë si duhet, por edhe për nevojën që ligjet të zbatohen dhe të mos mbeten vetëm në letër, thuhet ne njoftimin e PS. Gjate kësaj jave ambasadori amerikane ne Tirane ka patur një axhende te ngjeshur duke zhvilluar takime me krerët kryesore te shtetit dhe politikes shqiptare si kryeministri Berisha, ministri i Jashtëm Haxhinasto, kreu i Bashkise Lulzim Basha, duke bere thirrje për një axhende te përbashkët kombëtare për integrimin e vendit.
Shiko kroniken video