E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëzohet vrasësi i gruas Shkodër

Bedrie Hoxha, një e re nga fshatrat e thelle te Skraparit, ishte martuar këtë vit me 25-vjeçarin qe njihet nga policia si person me precedentë penale. Mësohet se ai është liruar pak kohe me pare nga burgu i Shën Kollit ku ka vuajtur dënimin për “armëmbajtje pa leje”. Gjate debateve mbrëmjen e se enjtes ne dhomën e tyre, burri ka qëlluar disa here me pistolete te shoqen, duke e lënë te vdekur ne vend. Menjëherë pas krimit autori është larguar nga vendngjarja. Por pas negociatave te prokurores se çështjes me te, ai u dorëzua ne komisariat bashke me armen e krimit. Mësohet se çifti i ri kishte pasur debate qe ne fillim te bashkëjetesës për shkak te xhelozisë se bashkëshortit. Ata jetonin ne një dhome te konviktit te shkollës industriale ne kushte shume te vështira ekonomike.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›