E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillon kërkimi i të zhdukurve, kapiteni e pranon: Gabova

Operacionet e kërkim shpëtimit u pezulluan të mërkurën pasi anija rrëshqiti nga pozicioni i saj. Tani raportohet se pas testeve të kryera gjatë natës, gjendja është stabilizuar dhe anija nuk rrëshqet më. Aktualisht më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur.

Anija 290 metra e gjatë goditi shkëmbin mbrëmjen e së premtes. Nga 4200 personat që kishte në bord, të paktën 11 kanë humbur jetën.

Të mërkurën, kapiteni i anijes, Francesco Schettino, pranoi se ka gabuar në navigim. Ai u tha hetuesve se kishte urdhëruar kthimin e anijes shumë vonë, ndërkohë që ajo ishte afruar shumë me ishullin.

Kapiteni është në arrest shtëpie nën akuzën e vrasjes pa paramendim. Ai akuzohet po ashtu se ka braktisur anijen para evakuimit të plotë të të gjithë pasagjerëve./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-19 11:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›