E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naço: 100-Përqind!

Duke folur për prioritetet e këtij, Naço nënvizoi privatizimin e 100% të aksioneve shtetërore të kompanisë “Abpetrol”, të aksioneve të “Albtelekom” dhe paketa e aksioneve shtetërore të ARMO-s për pronarët e truallit dhe punonjësit.

Ai njoftoi sot tenderi për privatizimin e "Albpetrol"-it po konsultohet nga kompania konsulente "Pattom Boggs" dhe interesi nga kompani të huaja është i madh për këtë proces. Ministria e Ekonomisë gjatë vitit 2011 përgatiti për privatizim 440 asete shtetërore me vlerë 5,6 miliardë lekë. “Dokumentacioni për to tashmë është në ministrinë e Financave”, tha.

Naço informoi se 20 biznese që kanë lidhur kontrata qiraje për objekte shtetërore gjatë 2011, po investojnë 10 milionë euro dhe do të hapin 450 vende të reja pune."Nga kontratat e qerasë fitohen 225 milionë lekë në vit, ku 70% e merr buxheti dhe janë punësuar 3000 punonjës", tha ministri i Ekonomisë.

Për sa i përket vitit të shkuar, Naço nënvizoi tregun e energjisë në vend, duke theksuar se ky është një treg primar për qeverinë. “Në këtë sektor kemi arritjet kryesore me disa nisma  ligjore sikurse janë ligji për sektorin e energjisë dhe ligji për caktimin e faturës titull ekzekutiv”, tha Naço, ndërsa theksoi se gati për miratim janë dhe p/ligje të tjera të rëndësishme sikurse ato për sektorin e energjisë elektrike, energjitë e rinovueshme dhe eficencën e energjisë, të cilat përbëjnë një paketë të plotë ligjore në ndihmë të konsumatorit.

“Me zbatimin e ligjeve të reja, i kursehen në vit buxhetit 50 milionë euro, të nevojshme për investimet publike”, tha Naço.  Gjatë vitit 2011, u vunë në punë linja 400 kV Elbasan-Podgoricë, nënstacioni 400-220 kV Tirana 2 Kashar 220 kb, është gati për punë TEC-i ri në Vlorë dhe u zhvillua gara konkurruese për ndërtimin e Parkut industrial të Rashbullit. /Start/

                                                                                             2012-01-19 15:02
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›