McIlwham: Hetim i thellësishëm për 21 janarin

Ajo kërkoi që ngjarja të ketë një hetil të plotë dhe të hollësishëm.
“Fillimi i vitit të kaluar ishte një moment shumë i trishtuar për Shqipërinë dhe për demokracinë në Shqipëri. Siç e kanë deklaruar edhe miqtë ndërkombëtarë, është shumë e rëndësishme, sidomos për familjet, që të jepet drejtësi. Janarin e kaluar, ministri ynë për Europen, David Lidington, bëri thirrje për një hetim penal të plotë të pavarur të ngjarjeve në Tiranë. Ky hetim vazhdon. Një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet – me të vërtetë, nuk duhet të vonohet. Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët për hetimin”, thuhet në deklaratë.
Ajo shton se drejtësia kërkon institucione profesionale të paanshme, të cilat besohen nga publiku se po veprojnë me paanshmëri, dhe ndiqen me kujdes nga media për tu siguruar se janë të drejtë. “Vetëm disa javë më parë ne Britani, dënimi i dy burrave pas 19 vjetësh për vrasjen raciste të një nxënësi, vërtetoi përsëri rolin thelbësor që luajnë presioni publik dhe presioni mediatik në shtyrjen përpara të reformave dhe për të siguruar se asnjë nuk qëndron mbi ligjin. Shqipëria ka tani një mundësi të ndërmarrë hapat e duhur drejt dhënies së drejtësisë për të gjithë dhe për të luftuar çdo sens mosndëshkimi. Ne shpresojmë se autoritetet shqiptare do ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, thuhet gjithashtu.
Një ditë më parë, reaguan edhe tre ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, ai i SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së, ku kërkuan zbardhjen e ngjarjes. “Është e nevojshme që të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjet e 21 janarit nëpërmjet një procedure gjyqësore të besueshme, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe të lirë nga ndikimet partiake. Me të drejtë, populli shqiptar pret që të jepet drejtësi. Në këtë kontekst, ne besojmë që Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë është institucioni i duhur për ta kryer këtë hetim dhe ai institucion ka besimin dhe mbështetjen tonë të plotë”, thuhej në deklaratën e djeshme. /Start/
2012-01-19 13:55