Riformatizimi ndërkombëtar

Përveç ministrave dhe zyrtarëve të tjerë në institucionet e Kosovës, “riformatizimi” do të përfshijë edhe udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të disa organizatave ndërkombëtare në vendin tonë. Disa prej tyre kanë ardhur të shërbejnë në Kosovë para më shumë se dy viteve.
Shefi i EULEX’it, Yves de Kermabon, udhëheq këtë mision prej shkurtit të vitit 2008. Ish-gjeneralit francez i skadon kontrata e punës në qershor, por ai ka paralajmëruar se është i interesuar të ripërtërijë mandatin dhe të vazhdojë punën në Kosovë.
Megjithatë, sipas vlerësimeve të diplomatëve europianë në Prishtinë, duket pak e besueshme që shtetet e Bashkimit Europian të pajtohen që Kermabonit t’i jepet një kontratë e re njëvjeçare. Pavarësisht ambicieve të Kermabonit për të qëndruar në krye të Misionit të BE’së si dhe spekulimeve se në postin e Shefit të EULEX’it do të vijë një tjetër gjeneral francez ose një diplomat gjerman, të cilët kanë qenë të angazhuar më herët në Kosovë, një diplomat perëndimor ka thënë për Express se deri më tash në Bruksel nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë zyrtare.
Në qershor i skadon kontrata edhe Shefit të OKB’së në Kosovë, Lamberto Zannier. Diplomati italian ka ardhur në krye të UNMIK’ut të zhveshur nga fuqitë ekzekutive në qershor të vitit 2008. Shefi i tij, Ban Ki-moon nuk do ta ketë lehtë të gjejë zëvendësim për Zannierin në mesin e diplomatëve të shteteve të Bashkimit Europian për një mision që ka rol shumë të kufizuar. Ky post mund të konsiderohet joatraktiv për diplomatë europianë edhe për faktin se institucionet e Kosovës
Nëse merret për bazë planifikimi për buxhetin e ardhshëm vjetor të UNMIK’ut, kjo organizatë do të pësojë edhe një reduktim tjetër.
Edhe nga Zyra Civile Ndërkombëtar (ICO) do të ketë largime të zyrtarëve të lartë. Zëvendësshefi i ICO’së, Fletcher Burton, do të largohet së shpejti nga Kosova, kanë thënë burime të Expressit. Në vend të tij do të vijë një tjetër diplomat amerikan, të cilin e cakton Departamenti amerikan i Shtetit.
ICO’ja është organizata më e pushtetshme ndërkombëtare në Kosovë.
Ajo mbikëqyr zbatimin e Planit Ahtisaari dhe kreu i saj, Pieter Feith, ka fuqi ekzekutive në fusha të ndryshme të pushtetit në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka bashkëpunim të përditshëm me Zyrën Civile. Përderisa Feith mban kontakte me Kryeministrin Hashim Thaçi, zëvendësshefi i ICO’së, Fletcher Burton, është “homolog” i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi.
Zyrtari i vetëm ndërkombëtar që mban dy poste në Kosovë, Pieter Feith, nuk ka ndërmend të largohet së shpejti nga Kosova. Sipas zëdhënësve të tij, mandati i Feithit në kapacitetin si Përfaqësues i Bashkimit Europian nuk përfundon deri më 31 gusht.
Ndërkaq, mandati tjetër i tij si Shef i ICO’së është ripërtërirë para dy muajsh nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) dhe aktualisht mbetet i pakufizuar në aspektin kohor deri në ndonjë vendim tjetër të ISG’së.
Ai do të vazhdojë t’i mbajë të dy pozitat, sepse BE’ja ende nuk ka përfunduar planet për ristrukturim të shërbimit të jashtëm.
Sidoqoftë, aktiviteti diplomatik i Feithit në Kosovë duket se do të jetë i fundit para se të pensionohet, sepse sipas biografisë së tij zyrtare, ai i ka mbushur 65 vjet më 9 shkurt të këtij viti.
Sipas rregullave të institucioneve të Bashkimit Europian, çdo zyrtar duhet të shkojë automatikisht në pension kur të arrijë moshën 65 vjeç.
Mirëpo, kjo nuk vlen për Feithin, për shkak se ai është emëruar Përfaqësues në Kosovë nga 27 shtete anëtare të BE’së, prandaj pavarësisht moshës, ka të drejtë të punojë deri në përfundim të kontratës.