Eyjafjallajökull

Aeroporti i Prishtinës është boshatisur nga udhëtarët. Pakkush kishte marrë rrugën për të shikuar nga afër kaosin ajror. Edhe ata që erdhën, kuptuan se rreth 37 fluturime janë anuluar edhe të shtunën.
Ndërkaq, anulimi i fluturimeve është paralajmëruar edhe për të dielën, derisa për të hënën askush nuk ka guxim të thotë nëse ato do të rinisin. Bafti Bungi, nga Shtimja, me qëndrim në Suedi, kishte ardhur me shpresë që aeroplani i tij për të Kopenhagë do të fluturonte.
“Kam ardhur, por më thanë që nuk fluturojnë sot aeroplanët. Na i kemi thirrë mbrëmë, por nuk kemi marrë përgjigje prej askujt. Kam pasë me udhëtu nga Kopenhaga deri në Suedi me tren, por tash ajo biletë ka shku”, thotë Baftiu.
Ndërsa, drejtori i Aeroportit të Prishtinës, Agron Mustafa ka thënë se pas mbylljes së aeroporteve në shtetet ku ishin paraparë fluturimet për të shtunën, si Zvicra, Gjermania, Sllovenia etj, janë anuluar për shkak se aeroportet e tyre nuk janë në funksion.
Sipas tij, humbjet që i janë shkaktuar ANP-së, vetëm brenda një dite, janë qindra mijëra euro. Edhe Albion Idrizi, zyrtar i British Airwaysit për Kosovë dhe Shqipëri, konfirmon se fluturimet janë anuluar për të shtunën dhe të dielën. “Ushtarët që janë në Kosovë do të informohen me kohë për mundësinë e fluturimeve, derisa ata që kanë pasë me ardhë nga Britania e Madhe, do të lajmërohen nga autoritetet atje.
Se kur do të rifillojnë fluturimet, nuk dihet saktë”, vlerëson ai. Sipas tij, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë me këtë kompani, do të informohen me kohë në rast si riaktivizohen fluturimet.
Pas anulimit të fluturimeve, shumë qytetarë kanë vendosur t’i kthehen mënyrës më tradicionale për të udhëtuar – autobusit. Arbënore Veseli, menaxhere e kompanisë “Barileva”, thotë se në këto tri ditë ka pasur kërkesa të shumta për të udhëtuar me autobus nëpër vende të ndryshme evropiane.
“Kërkesa ka pasur shumë. Në mëngjes nisen dy autobusë, edhe në mbrëmje dy. Kërkesa ka, mirëpo njerëzit janë shumë të dyshimtë, se po u thonë që ka me pasë fluturime”, shton ajo.
Sipas Veselit, për hatër të udhëtarëve, autobusët e kësaj kompanie po shkojnë nëpërmjet Malit të Zi në vende të ndryshme evropiane. Për shkak të anulimit të fluturimeve, as kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, nuk ka arritur të shtunën në Prishtinë. Ai udhëtonte nga Munihu i Gjermanisë, pas një qëndrimi disa ditësh në Belgjikë, ku ishte operuar në zemër. Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi nuk e di saktësisht se kur do të vijë Mustafa në Prishtinë. Por, mësohet se Mustafa tashmë është nisur me veturë për në Prishtinë.
Ndërkohë, Sylë Tahirsyla, drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, thotë se retë vullkanike pritet të vijnë edhe në Kosovë. Por, sipas tij, Kosova nuk do të jetë shumë e prekur sikurse vende tjera të rajonit dhe Evropës. “Po të jenë kushtet atmosferike të mira, nuk hetohen, mirëpo po të jenë me reshje, mund të vijnë edhe në Kosovë”, vlerëson ai.
Kaosi i trafikut ajror për shkak të reve të hirit vullkanik nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës, i cili ka përfshirë gati gjysmën e Evropës, ka prekur dhe Shqipërinë.
Zyrtarë nga aeroporti “Nënë Tereza”, në Tiranë, kanë bërë të ditur se sërish të shtunën janë anuluar fluturimet drejt Vjenës në Austri, Budapestit në Hungari, aeroportit të Londrës në Britani, aeroportit të Mynihut, Shtutgardit e Frankfurtit në Gjermani, dhe Milanos, Bolonjës e Trevizos në Itali. Gjithashtu, zyrtarë nga aeroporti kanë konfirmuar se anulimi i fluturimeve do të bëhet deri në një njoftim të dytë.
Nga shpërthimi i një vullkani si ai në Islandë, lirohet shumë hi vullkanik. Nuk bëhet fjalë për hi të zakonshëm, që lirohet nga djegia e drurit apo thëngjillit. Hiri vullkanik përmban grimca të vogla metalesh të ndryshme, të cilat mund të dëmtojnë motorët e aeroplanëve.