E Diel, 1 Nëntor 2026

Rifreskohen kadastrat, ja rregullat e reja të regjistrimit të tokës

SHKRUAN: Blerina Hoxha 21-07-2011 11:18

Kadastra për tokën bujqësore në të gjithë vendin do të rifreskohet. Për këtë qëllim, tashmë janë ngritur komisionet në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë kritere të reja mbi të cilat tokat bujqësore të klasifikohen në ara dhe në pemëtore. Pasi që nga regjistrimi i fundit, shumë nga këto nuk figurojnë më me këtë funksion, duke u shndërruar nga arë në pemëtore, ose anasjelltas. Kështu komisionet do të bëjnë ndryshimin e zërave kadastralë të tokës bujqësore” dhe kalimin e sipërfaqes së tokës bujqësore të zërit kadastral “arë”, që si e tillë figuron në dokumentacionin kadastral, në zërin kadastral “pemëtore”, “vreshtë” apo “ullishte”, si rezultat i zënies së kësaj sipërfaqeje me kultura drufrutore ose kalimi i zërave kadastralë “pemëtore”, “vreshtë” apo “ullishte”, në zërin kadastral “arë”, si rezultat i pakësimit të këtyre sipërfaqeve me bimë drufrutore. Udhëzimi i Rulit përcakton se, zënia e tokës bujqësore me pemëtore, vreshta dhe ullishte është gjendja e sipërfaqes së tokës bujqësore, objekt verifikimi, e mbjellë me drufrutorë, në të cilën ekziston më shumë se 50% e numrit mesatar të bimëve për njësi të sipërfaqes. Ndërsa pakësimi i tokës bujqësore të zërave kadastralë pemëtore, vreshtë e ullishte është gjendja e tokës bujqësore në momentin e verifikimit, ku në sipërfaqet e mbjella me kultura drufrutore numri i bimëve për njësi të sipërfaqes (ha), për shkaqe të ndryshme, është dëmtuar apo pakësuar në masën mbi 50% të numrit mesatar të tyre, dhe që nuk ka leverdi ekonomike mbajtja e kësaj toke për kultivim të drufrutorëve. I njëjti udhëzim përcakton se, ndryshimi i sipërfaqeve të tokës bujqësore nga zëri kadastral tokë “arë” në zërat kadastralë “pemëtore”, “vreshtë” dhe “ullishte” ose anasjellas, bëhet vetëm me kërkesë të personave fizikë apo juridikë, të cilët e kanë në pronësi private tokën bujqësore dhe të organeve të qeverisjes vendore apo institucioneve të tjera shtetërore që, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore, kanë në administrim/përdorim tokën bujqësore. Kërkesa bëhet me shkrim dhe përmban identitetin e kërkuesit, si dhe arsyen përse kërkohet ndryshimi i zërit kadastral. Kërkesa shoqërohet me: fotokopjen e noterizuar të dokumentit të pronësisë, administrimit/përdorimit mbi tokën, planimetrinë e sipërfaqes për të cilën kërkohet ndryshimi i zërit kadastral, me kufijtë e saj qartësisht të dallueshëm në shkallën 1:2500 ose 1 :5000. Gjithashtu duhet vërtetimin e lëshuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT) e qarkut mbi emërtimin e zërit kadastral me të cilën figuron e cilësuar sipërfaqja objekt kërkese në dokumentacionin kadastral. Subjektet i paraqesin kërkesat për ndryshim të zërit kadastral të tokës bujqësore pranë DAMT-së së qarkut. DAMT-ja e qarkut shqyrton kërkesën e paraqitur dhe kur këtë e gjen në përshtatje me përcaktimet e këtij udhëzimi, i drejtohet me kërkesë për verifikim Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë (DRB), brenda një muaji nga data e regjistrimit të saj. Në rastin kur kërkesa nuk është paraqitur sipas përcaktimit udhëzim, DAMT-ja ia kthen subjektit kërkues. Mbi bazën e kërkesës së DAMT-së qarkut, drejtori i DRB-së, brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës për verifikim të zënies apo pakësimit të sipërfaqes së tokës bujqësore me pemëtore, vreshta dhe ullishte, krijon grupin e ekspertëve të verifikimit. Grupi i ekspertëve, të cilit i vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni i caktuar në bën verifikimin në vend të sipërfaqes, objekt i kërkesës për ndryshim të zërit kadastral të tokës bujqësore. Në përfundim të verifikimit, ky grup përgatit “aktin e verifikimit”.

Tarifat e shërbimeve për pronësinë e tokës

- Vërtetim pronësie para vitit 1946 1000 1ekë

- Vërtetim pronësie pas vitit 1946 1000 1ekë

- Vërtetim negativ para reformës, për në gjykatë 500 1ekë

- Vërtetim pronësie për AKKP 500 1ekë

- Vërtetim pronësie që kërkohet për statusin të pastrehë 200 1ekë

- Konfirmim i vërtetimeve për ndihmë ekonomike e përkrahje

sociale të ardhura nga komuna dhe/ose bashkia 100 1ekë

- Harta e skica planimetrike-kadastrale 1000 1ekë

- Vërtetime për kategorizimin e tokës, sipas bonitetit 1000 1ekë

- Vërtetim me të dhëna nga formulari nr.6 500 1ekë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›