Rihanna: Këngët e Adele janë depresive
Share
Këngët e Adele, këngëtares britanike që ka pushtuar botën, janë depresive. Kështu mendon Rihanna.
Bukuroshja nga Barbadosi ka thënë se është ndjerë e dëshpëruar pasi e ka dëgjuar albumin jashtëzakonisht të suksesshëm, 21.
Kam ndjesinë se të gjithë identifikohen me atë album, mirëpo unë nuk kam mundur ta dëgjoj, sepse më duket shumë depresiv, ka deklaruar Rihanna.
Megjithatë, krijuesja e hitit We Found Love ka pranuar se është një fanse e Adele.