Rehabilitimi i rrugëve në Tiranë, 100 rrugët ku do të ndërhyjet
Nuk do të jenë 40 por më shumë se 100 rrugë që do të rehabilitohen nga bashkia e Tiranës. Autoritet e këtij institucioni thonë se brenda afatit prej 1 muaj do të ndërhyet për arnime dhe asfaltime totale.
Më shumë se 20 rrugë kanë nevojë emergjente për t`u rehabilituar. Sipas buxhetit të bashkisë për 2012, disa nga rrugët që do të asfaltohen janë Riza Cërova, Hafiz Dalliu, Thanas Ziko, Gjon Buzuku, Brigada 8 etj.
Luzhiana Abazi, drejtoreshë e ndërmarrjes nr 2 thotë se pjesa më e madhe e rrugëve të amortizuar janë ato të lagjeve të vjetra të Tiranës.
Ndërsa arnimet do të bëhen në rreth 80 segmente të tjera nga ndërmarrja nr 2. Abazi thotë se ka nisur puna në rehabilitimin e disa prej tyre.
Sipas Abazit do të sistemohen edhe pusetat e hapura dhe do të punohet edhe për sistemin e ndriçimit. Mungesa e të cilave shpesh herë ka qënë burim aksidentesh.