Dritan Prifti: Bamir Topi, shansi për të rikthyer në opozitë PD dhe LSI
Deputeti Dritan Prifti në një intervistë për portalin NOA.al, flet për zhvillimet e fundit politike dhe përballjen e tij meforcat kryesore që bëjnë politikën e vendit tonë. Pohon se Partia Socialiste është e vetmja forcë që ai mund të aderojë, e sheh veten larg LSI dhe thekson se objektiv i vetëm është nxjerrja e mazhorancës aktuale në opozitë.
Dritan Prifti thotë se mundësia që PD-LSI të kalojnë në opozitë është e djathta e re, duke theksuar seBamir Topi është një figurë bindëse për të përfaqësuar të djathtët e vërtetë në Shqipëri dhe shton: Partitë e reja që po lindin djathtas, janë shpresa më e madhe sot për ndryshim, dhe largimin e Berishës. Sipas tij, ka ardhur koha që Berisha të largohet nga pushteti me të njëjtin mekanizëm që erdhi në pushtet.
Sa i përket presidentit të ri, z.Prifti pranon se disa politikanë e kanë filluar fushatën për President dhe kanë ardhur deri tek unë me kërkesë për votën time. Pranon se ndonjë prej tyre më pëlqen dhe mund ta votoj. Kurse thekson se Fatos Nano nuk ka shanse në lojën për Presidentin.
Së fundmi ju shohim të distancuar nga politika dhe nga prezenca në media, cilat janë arsyet?
Jam pak i lodhur me gër vëret e politikës së përditshme dhe kam preferuar të qëndroj i tërhequr pak.
Çdo politikan bën mirë që të gjej momente dhe të vëzhgoj nga larg çbëhet, të reflektoj për veten dhe të planifikoj me kujdes të ardhmen. Unë jam politikan që kur flas shkaktoj tronditje, turbullira dhe reagime tek të tjerët. Më shkoi jeta duke luftuar, dhe këtë kohë kam preferuar të bëj pak pushim, për të rimbledhur energji, forca dhe ri-zgjedhur një stratgji për të ardhmen. Do vazhdoj të qëndroj dhe pak kohë larg politikës së përditshme aktive.
Cili do jetë pozicionimi juaj politik, a do ketë një afrim sërish me LSI-në apo me ndonjë faktor tjetër politik?
Unë jam i pozicionuar në opozitë dhe skam asnjë plan të flirtoj me asnjë parti të maxhorancës, përfshirë edhe LSI-në. Kontributi im më i madh mund të jepet në Partinë Socialiste, por kjo mbetet për tu parë. Një gjë është e sigurt që unë jam i majtë dhe do kontriboj vetëm majtas.
Cilat janë raportet tuaja me zotin Edi Rama, a keni pasur ftesë për të qenë në radhët e kësaj partie?
Me Edi Ramën kam raporte normale. Kemi biseduar dhe për kontributin tim të ardhshëm politik, por unë nuk jam i gatshëm të përfshihem në asnjë forcë politike për momentin. Mbas disa muajsh, do të duhet të ulem me Edi Ramën sërish për të folur në detaje. Unë nuk kam pretendime dhe as kushte për të ndihmuar Partinë Socialiste dhe opozitën. E ndiej për detyrë të kontribuoj për të sjellë opozitën në pushtet.
A keni menduar në ndonjë moment të largoheni përfundimisht nga politika, cilat kanë qenë arsyet?
Vitin e fundit kam menduar shpesh të largohem nga politika, sepse jam ndier i lodhur dhe i pakënaqur me lojën. Politika në fakt është shumë e pistë në Shqipëri. Nuk ka rregulla loje të drejta, nuk ka moral dhe nuk ka ndershmëri. Në Shqipëri politikën e kanë monopol 2 partitë e mëdha. Ato bëjnë ligjet që u duhen atyre, dhe jo Shqipërisë. Ato të vjedhin votat nese ti nuk je brenda tyre. Ato diktojnë natyrën e demokracisë dhe panoramën politike në vend. Në këto kushte, pa pasur mbështetjen e njerës apo tjetrës nga dy partitë e mëdha, nuk ke asnjë siguri karriere në politikën shqiptare. Unë nuk jam tip që i servilosem shefave të partive. Në këto kushte, mbetet opsion për mua të largohem nga politika aktive, ti kushtohem jetës private, familjes dhe biznesit. Kam shumë projekte jashtë politikës, dhe nuk kam aspak frikë nga e ardhmja. Sido që të vijnë punët, unë do jem shumë mirë në çdo aspekt.
Në zgjedhjet e radhës që mbahen pas afro 1 viti, a do ju shohim sërish duke garuar për mandatin e deputetit?
Nëse unë do vendos të jem përsëri deputet, nuk ka asnjë dyshim që mund të bëhem. Unë kam një rreth mbështetësish personal, kam votues që vijnë dhe votojnë për mua pavarësisht forcës politike që mund të përfaqësoj. Mund të bëhem deputet edhe nëse kandidoj si i pavarur. Për këtë jam i sigurtë. Por çdo gjë varet nga vendimi im.
Si ish kreu i METE si e shikoni situatën ekonomike në vend, a po e përballon krizën me sukses ashtu siç pretendohet nga maxhoranca?
Vendi është në një krizë besimi, që vjen për shkak të krizës politike të tejzgjatur, për shkak të krizës rajonale, por dhe për shkak të keqqeverisjes. Ekonomia sa vjen dhe përkeqësohet, sidomos për familjet me të ardhura të pakta dhe të mesme. Për këto shtresa jetesa po bëhet e papërballueshme. Të ardhurat në buxhet në 2 vitet e fundit janë pakësuar ndjeshëm. Investimet publike janë tkurrur në përmasa të frikshme. Nuk ndërtohen më shkolla, ujësjellësa, rrugë rurale. Nuk investohet në bujqësi. Projektet e infrastrukturës rrugore janë ngadalësuar dhe firmat nuk paguhen për punën e tyre prej vitesh. S’ka besim se kjo qeveri e ka situatën në kontroll, dhe se ka një plan të besueshëm për të ardhmen. Kriza e besimit, frika e investitorëve tek e ardhmja e vendit ka tkurrur ekonominë dhe po shton çdo ditë radhët e ushtrisë së të varfërve dhe të papunëve. Kështu nuk vazhdohet. Ky vit do thelloj krizën më tej.
Cili është komenti juaj për zhvillimet e reja politike, partinë e zotit Topi dhe Aleancën Kuq e Zi?
Për mua këto zhvillime në të djathtën shqiptare janë shumë shpresëdhënëse. Jemi në një situatë si ajo që krijoi dalja e LSI në vitin 2004. LSI ishte faktori i vetëm që bëri Fatos Nanon të humb zgjedhjet në 2005 dhe të kaloj në opozitë. Shqipëria kishte nevojë të largonte disa figura që s’kishin çfarë ofronin më në politikë dhe LSI e realizoi atë në 2005. Sot Shqipëria ka nevojë të largohet Berisha nga politika dhe Aleanca Kuq e Zi dhe partia që pritet të formoj Presidenti Topi, garantojnë humbjen e Berishës. Në këtë kuptim, partitë e reja që po lindin djathtas, janë shpresa më e madhe sot për ndryshim, dhe largimin e Berishës. Ka ardhur koha që Berisha të largohet nga pushteti me të njëjtin mekanizëm që erdhi në pushtet. E djathta shqiptare sot është e papërfaqesuar politikisht. PD-ja u kthye në një parti hermetike që mbron interesa klanore, dhe jo progamore. Bamir Topi është një figurë bindëse për të përfaqësuar të djathtët e vërtetë në Shqipëri. Ai ka treguar ndjeshmëri bindëse për shtresën e persekutuar të komunizmit, për shtresën e ish pronarëve, për shtresën e biznesit të madh dhe të mesëm shqiptar. Ai është një figurë e pakorruptuar, figurë e pastër intelektuale, politikan në eksperiencë të vyer 20 vjeçare, por dhe një njeri energjik dhe aspak konfliktual, që jep shpresë dhe i duhet të djathtës në vend. Kreshnik Spahiu gjithashtu ka bërë një punë të lavdërueshme me AK. Në skenën politike shqiptare ka vend për një forcë politike nacionaliste, që përtej servilizmit bajat politik të partive tradicionale politike, të ngrejë fort zërin për interesin kombëtar. Aleanca Kuq e Zi po e bën shumë mirë këtë dhe duket se është ma