Rama nderon artistin, Lucio Dalla:Artist i madh,ishim miq
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste i ka bërë homazh sot legjendës së muzikës italiane, Lucio Dalla, i cili u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. Në një mesazh të postuar në Twitter, Rama shkruan Homazh Lucio Dalla-s ne diten e funeralit te tij. Ishim miq dhe e kujtonte gjithnje me nostalgji Tiranen e koncertin fantastik qe beri ketu.
Në fjalë të tjera për Dallan, Rama thekson se ai ishte një artist i madh, dhe se, perveçse nje kengetar legjendar per Italine, provokator gjenial kunder te vjetres dhe qytetar i angazhuar ne beteja sociale.
Aristit të madh italian i jepet sot lamtumira e fundit. Ai u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. Një goditje në zemër i mori jetën në Zvicër.