Juventus mund të mësojë nga Barcelona dhe Man Utd

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte beson se ekipi i tij mund të rikrijojë epokën e artë duke mësuar nga Barcelona dhe Manchester Unitedi.
Conte synon të aplikojë lojë ofensive pas angazhimit të përforcimeve të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës, kryesisht në repartin sulmues.
Ai mendon se mësimi nga gjiganti spanjoll dhe ai anglez mund të jenë çelësi i suksesit. “A mund të luajmë si Barcelona? Jo, por i shikoj ekipet që fitojnë dhe dominojnë si Barcelona dhe Manchester United”, tha Conte gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane, Tuttosport.
“Ne gjithmonë mund të mësojmë diçka nga këto ekipe që fitojnë”, shtoi ai. Juventus vuajti edhe sezonin e kaluar në Serie A duke përfunduar në pozitën e shtatë. Megjithatë, Conte i cili mori drejtimin e ekipit gjatë kësaj vere, shpreson të udhëheqë Bianconerët drejt kreut.
“Dua të rigjej Juventusin e vërtetë, të tregoj përkushtim, do të jetë një rrugë e vështirë para nesh”, u shpreh ai. Juventus takohet me Parmën në javën e ardhshme nëse Serie A arrin marrëveshje për kontratën kolektive mes futbollistëve dhe klubeve që shkaktoi shtyrjen e xhiros së parë.