Rihanna shpërthen në lot

Edhe pse kohëve të fundit fansat janë acaruar ndaj vonesave të saj në koncerte siç është rasti i fundit në Angli ku fansat e kanë gjuajtur me ushqim, këngëtarja Rihanna sërish ndjen një lidhje të pabesueshme me fansat e saj.
Lidhja është aq e fortë saqë këngëtarja teksa po performonte hitin e saj ‘Stay’ shpërtheu në lot gjatë koncerit të saj të fundit.
“Faleminderit shumë. Nuk mund ta besoj. Ju të gjithë më bëni shumë të lumtur. Kjo është krejt çfarë ka rëndësi për mua. Dhe të qëndrosh këtu e të ndjesh këtë dashuri në dhomë. Turneut ‘Diamonds’ po i vie fundi dhe unë e urrejë këtë pjesë. Urrej të them mirupafshim. Ju më dhatë aq shumë dashuri sonte. Ju dua”, është shprehur nën lot Rihanna në koncertin në kuadër të turneut të saj./Indekssonline/
/>