E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapet pjesërish hapësira ajore europiane. Polonia pezullon fluturimet

Rihapet pjesërisht pas pesë ditësh bllokimi prej reve të hirit vullkanik që vijnë nga Islanda hapësira ajrore evropiane. Në një takim të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ministrat e Transportit të Bashkimit Evropian ranë dakort që hapësira ajrore të mbetet e mbyllur vetëm atje ku kalohet një përqendrim i caktuar i hirit. Sot disa kompani ajrore në vendet në veri të Evropës kanë rifilluar fluturimet, edhe pse grafiku është ende larg atij që kryhet në kushte normale.

Aeroportet e Parisit dhe Madridit janë rihapur, por tabelat janë të mbushura me fluturime të anulluara. BBC njofton se në aeroportin e Frankfurtit nga 100 fluturime të parashikuara për t’u kryer brenda disa orësh, vetëm pesë prej tyre nuk jane anulluar.

Edhe në Itali është rihapur në mënyrë graduale hapësira ajrore. Vendimi u mor nga autoriteti i aviacionit civil, duke theksuar se fillimisht do të kryehen fluturimet kombëtare në drejtim të veriut e jugut e anasjelltas.

Ndërkaq, njoftohet se hapësira ajrore e Polonisë do të jetë ë mbyllur edhe sot. Lajmi është bërë I ditur nga një zëdhës I Agjencisë Kombëtare të fluturimit ajror. Edhe Norvegjia ka vendosur të mbyllë sërish një pjesë të hapësirës së saj ajrore, ndërsa Irlanda ka vendosur të shtyjë orarin e bllokimit të fluturimeve në hapësirën e saj të paktën deri në orën 14:00 sipas orës shqiptare.

Aeroportet e Londrës vazhdojnë të jenë të mbyllura. Agjensia e Shërbimit Kombëtar të Trafikut Ajror, që administron hapësirën ajrore të Britanisë, njoftoi se kishte prova për një re tjetër hiri në Islandë, që po lëvizte drejt jugut dhe lindjes. Në njoftim thuhej se një pjesë e hapësirës ajrore britanike do të rihapej për trafikun ajror, ndonëse jo për aeroportet kryesore të Londrës.

Azhornuar së fundi ( e martë , 20 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›