E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbje në sfidën e fundit? Një tragjedi

Ançeloti

Karlo Ançelotit dhe çelsi i tij janë vetëm 90 minuta larg fitimit të titullit në Premiershipin anglez. Pengesa e fundit e bluve të Londrës është Uigan, por trajneri italian mban në tension të tijtë, në mënyrë që skuadra të shmangë gabimin fatal. Në kolonat e “The Sun”, Ançeloti deklaroi: “Do të ishte një tragjedi që të humbnim pikërisht në sfidën e fundit pas dhjetë muajve ku kemi zhvilluar një punë fantastike. Kemi fituar ndeshjet me skuadrat më të mëdha të kampionatit dhe për këtë arsye meritojmë të qëndrojmë në krye të klasifikimit. Triumfi në kampionat është objektivi ynë kryesor”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›