E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rijat Shala shpallet i pafajshëm

Rijat Shala është liruar përfundimisht nga akuzat, të cilat e shihnin si të përfshirë në skandalin e ndeshjeve të kurdisura në futbollin italian.

Futbollisti kosovar akuzohej se kishte ndërmjetësuar në kurdisjen e njërës prej ndeshjeve të ish ekipit të tij – Novara, duke e pranuar një shumë parash, të cilën më pas ia kishte ndarë shokëve të skuadrës të përfshirë në këtë punë.

Mesfushori prizrenas rrezikonte 2-3 vjet moslojë, por Komisioni Disiplinor, i cili mori vendimin definitiv të hënën, e liroi nga të gjitha akuzat futbollistin kosovar.

Prandaj, 28 vjeçari, i cili së fundmi luajti në Lugano, mund ta kërkojë ekipin e ri qysh tash.

Shala e kishte arritur kulmin e karrierës kur ishte transferuar në Cagliari, por lëndimet dhe mosdisiplina nuk e lanë të rehatohej assesi në asnjërin ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›