E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rijetizimi në Gjirokastër, projekti mbron Monumentet e kulturës

Projekti Revato që synon rijetëzimin dhe mbrojtjen e Monumenteve të kulturës, pas Beratit ka mbërritur edhe në qytetin muze të Gjirokastrës. Ky projekt qe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Organizata per Ruatjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres synon lehtesimin dhe regjistrimin e pronave monument kulture te braktisura dhe te paregjistruara në Gjirokastër.
 

Revato synon gjithashtu te rijetezoje shtepite e restauruara si dhe te rehabilitoje 10 cati te demtuara ne Gjirokaster dhe Berat. Sadi Petrela, drejtor i kesaj organizate shpjegon per Ora Neës qellimet e këtij projekti që ka mbledhur në një takim dy ditor shoqatën per Mbrojtjen e Monumenteve te Kultures dhe specialistë të fushës.
 

Gjithcka do te mbyllet me nje konference donatoresh qe mund te kontribuojne ne rijetezimin e trashegimise kulturore te ketyre dy qyteteve. Te pranishmit diskutuan per problematikat qe hasen, ndersa u moren vendime per menyren se si kjo shoqate do te programoje strategjite e nevojshme per te mbeshtetur pronaret e Monumenteve te kultures.
 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›