E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë në Elbasan, tensioni shkrumbon paisjet elektroshtëpiake

Dhjetëra familje në lagjen "Beqir Dardha" janë ngritur në një protestë në qytetin e Elbasanit.
 

Ndërhyrjet në linjën kryesore të furnizimit me energji elektrike nga një kompani private kanë dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake të banorëve, si dhe i kanë lënë për shumë pa drita. Banorët ankohen se ky defekt i firmës private, qe kryente punimet aty prane u ka kushtuar shumë, e pavarësisht ankesave deri tani sipas tyre nuk janë marrë masa.
 

Pritet që së shpejti energjia elektrike të rikthehet në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan, por deri më tani nuk është bërë asgjë për rimbursimin e pasjisjeve elektroshtëpiake, të cilat kanë dalë jashtë funksionit nga defekti në sistemin elektrike të zonës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›