Rikard Ljarja, 65-vjetor mes kolegesh
Nje takim mes miqsh e kolegesh per te festuar 65-vjetorin e lindjes se aktorit e regjisorit Rikard Ljarja do te mbahet sot ne sallen e kinemase se Arkivit te Filmit. Ndonese dita e tij e lindjes eshte 1 prilli i vitit 1943, festa mes kolegesh do te mbahet sot. Disa prej roleve te tij me te mira do te rikthehen ne ekranin e kinemase per te kujtuar ato kohe, kur te gjitha ta ishin bashke, ne sheshet e xhirimeve apo edhe ne mjediset e Kinostudios "Shqiperia e Re". Ljarja nuk eshte vetem aktor, por edhe regjisor e skenarist.