Masakra e Qafe-Gjashtes, zbulimi i krimit
Policia rihapi pas 10 vjetesh dosjen "Saranda 97", ku u plagos, masakrua dhe dogj i gjalle me napalm brenda ne makine, me daten 4 mars, ish-oficeri i krimeve te Komisariatit Vlore, Gjergji Mehmeti. Per ngjarjen u arrestuan kater persona, ndersa u shpallen ne kerkim edhe dy te tjere. Ne kete sulm te ndodhur ne Qafe-Gjashte, te grupeve te armatosura gjate trazirave te tre muajve te pare te vitit te mbrapshte, mbeti i plagosur edhe ish-shefi i krimeve ne Komisariatin Vlore atekohe dhe me pas kreu i Policise Kriminale ne shkalle vendi, Sokol Bizhga. Ndersa Edi Alia, oficer nga Vranishta, u mor peng dhe u keqtrajtua nga grupet qe e terhoqen zvarre ne mes te qytetit. Per Mehmetin ka pasur akuza sikur ishte anetar i forcave te SHIK-ut gjate asaj kohe, por verifikimi i letrave gjate hetimeve nxori se ai bente punen e oficerit kriminal te policise dhe se bashku me eprorin e tij, Sokol Bizhga, e dy kolege te tjere, udhetonin drejt Sarandes per te vene rendin.