Rihapet dosja e kokes se prere
Nje grup kriminal nga Konispoli, dyshohet te jete perfshire ne vrasjen makabre te 45- vjecarit Zihni Myderrizi. Dy vjet me pare, vajza e viktimes do zbulonte kufomen me koke te prere ne livadhet, prone e familjes ne Vasiliko, ku autoret kishin braktisur trupin. Vetem tri dite me pare, Departamenti i Hetimit ne Policine e Shtetit ka rihapur dosjen e vjeter te Sarandes, pas kerkeses se familjes dhe informacioneve te mbledhura ne rruge operative. Per te finalizuar hetimet jane perdorur edhe teknikat e pergjimit dhe verifikime te alibive te dhena nga te dyshuarit. Burime policore thane dje, per gazeten "KJ", se kane kryer veprimet e para nepermjet rishikimit te dokumentacioneve, deshmite e familjareve, konfliktet qe viktima ka pasur dhe arsyet e krimit makaber, qe ka rikthyer skenat e tmerrshme te qytetit te Lushnjes, kur ne vitin 1997 u shetit nje koke e prere.
Grupi i hetuesve nga Tirana ka zbarkuar prej ditesh ne Sarande, per te kryer hetime rreth dosjes se vjeter dhe zbardhjes se krimit makaber. Dje mesohet se jane bere edhe shoqerime ne komisariat te personave qe kane dijeni per ngjarjen, apo qe jane te dyshuar. Krimi ka ndodhur me 5 tetor te vitit 2005, ne Konispol, prane livadheve prone e familjes Myderrizi. Viktima Zihni Myderrizi nuk njihej si ndonje person i pasur ne zone, nderkohe qe kishte vetem prona ne siperfaqe toke dhe merrej me blegtori e bujqesi. Babai i tre femijeve u gjet i pajete prane disa shkurreve nga e bija 17-vjecare, nderkohe qe autoret e kishin zvarritur dhe me pas i kishin prere koken, e cila edhe sot e kesaj dite nuk eshte gjendur. Trupi eshte varrosur nga familja pa koke, nderkohe qe krimi mbetet i pazbardhur ende. Gjate keqyrjes se kufomes, jane vene re shenja te dhunes para vrasjes dhe prerje ne pjese te ndryshme me thika e hanxhare. Sipas eksperteve, ky eshte nje akt i kryer nga nje grup i strukturuar kriminal, qe mund te kete vepruar ne shenje hakmarrjeje per ndonje konflikt, ose veper e nje personi te cilesuar si maniak.
Krimi ka tronditur te gjithe zonen e Konispolit, dy vjet me pare, nderkohe qe familja here pas here ka bere apel per zbardhjen e ngjarjes makaber dhe arrestimin e autoreve. Megjithese jane kryer rreth 50 shoqerime, nuk eshte bere e mundur te gjendet autori, me gjithe dyshimet. Pas ankesave te familjareve dhe informatave te reja operative, specialistet e Departamentit te Hetimit ne Policine e Shtetit vendosen te hapnin dosjen "Koka e prere" dhe te nisnin hetimet. Burime policore thane se krimi eshte veper e nje grupi kriminal me veprimtari ne Konispol dhe qe dyshohet per krime te tjera te kryera. Ndersa pritet te zbardhet motivi dhe te prangosen autoret e dyshuar.
A.Qoraj