E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gruaja, apel per zbulim te krimit, ose vetegjyqesi

Gruaja e viktimes, Hava Myderrizi, ka bere disa here apel per zbulimin e krimit makaber, ndersa eshte shprehur se, nese shteti nuk gjen zgjidhje ligjore, atehere do te vepronin me vetegjyqesi. Familjaret kane hedhur disa dyshime te persona te ndryshem, por policise i kane munguar provat. Po keshtu, edhe vellai i viktimes ne fillim te ketij viti kerkoi zbulimin e ngjarjes dhe qe shteti te vihej ne veprim per kapjen e autoreve. Sipas 42- vjecares Myderrizi, burri i saj merrej me blegtori e bujqesi dhe mbijetonin fale fitimeve qe siguronin me pune te ndershme. Ajo ka treguar per policine se trupin e kane gjetur me demtime te ndryshme, te shkaktuara me mjete mprehese dhe te terhequr per disa metra zvarre, ndersa i ishte prere dhe koka. Vajza e viktimes kishte dale per te kerkuar te atin, i cili ishte vonuar per t'u kthyer nga livadhet e Vasilikose, ku kishte pronat, per ne banese. Por me pas ka gjetur kufomen te fshehur pas nje shkurreje, ku i dukeshin vetem kembet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›