Rikardo Kaka: Milani do të kualifikohet
Asi i Real Madrid, Kaka, ka deklaruar pas ndeshjes Milan–Mançester Junajtid se ish-klubi i tij ka ende gjasa për t’u kualifikuar më tej në Champions. Milani u dorëzua në San Siro pranë rezultatit 2-3, që ua vështirëson punët kuqezinjve për sfidën në Old Traford. Milani duhet të shënojë fitore me dy gola diferencë për t’u kualifikuar më tej, për shkak të tre golave të Junajtit si mysafir. “Më vjen keq për ish-bashkëlojtarët e mi, por nuk ka mbaruar asgjë për Leonardon. Ndeshja do të vendoset në 90 minutat e dyta. E para ka përfunduar dhe tani ata do të duhet të shkojnë në Old Traford për të luajtur një ndeshje shumë të vështirë, por… Milani do të kualifikohet”, tha Kaka.
#