Më mungon Barça, por fitoj tituj me Interin
Eto’o
Samuel Eto’o ka deklaruar se atij i mungon Barcelona, por dëshiron ta përsërisë me Interin suksesin dhe kënaqësinë që e kishte në “Kamp Nou”. Kamerunasi ka shënuar 10 gola këtë sezon, por ndien se ai mund të bëjë më shumë për ta çuar Interin më përpara. “Ishte e vështirë, pasi 13 vjet isha në Spanjë dhe më mungon jeta që e kisha te Barça, deklaroi Eto’o. Megjithatë, po përpiqem të adaptohem me realitetin tek Inter. Objektivi im është të fitoj trofe me Interin, aq sa fitova me Barcelonën”. Eto’o si duket do të rikthehet për Interin në ndeshjen kundër Sampdorias në “San Siro”, të shtunën në mbrëmje. Ai fitoi trofeun e Champions dy herë me Barçën, duke shënuar në finalen kundër Arsenalit (2006) dhe Mançester Junajtid (2009).
#