E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker: Kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker tha se erdhi në Shqipëri nga Brukseli, ku ka ndjekur nga afër bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Reeker tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm. “Kjo do të jetë e mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe Serbi,” tha Reeker.

“Mendoj që marrëdhëniet e mirë të fqinjësisë në të gjitha vendet e Ballkanit, ndihmojnë çdo vend në rajon,” shtoi më tej Reeker, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën.

Zëvendësndihmës Sekretari Reeker ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.

“Ne jemi të impresionuar prej asaj që ka treguar kryeministri Thaçi. Këto janë çështje të vështira. SHBA janë mbështetëse shumë të forta të integritetit territorial të Kosovës. Historia është ajo që është ndaj duhet të vendosim atë në kontekst dhe të shikohet përpara drejt integrimit dhe fqinjësisë së mirë. Kjo është e rëndësishme.

Është nevoja për pasjen e marrëdhënieve të mira mes gjithë vendeve të Ballkanit. Kam pasur mundësinë të ndaloj në Bruksel dhe të marr pjesë në festimet e 5 vjetorit të organizuara nga Ambasada e Kosovës aty. Është e rëndësishme që të gjitha vendet e rajonit të punojnë për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme më të mirë dhe evropiane”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›