Rikthehen ne pune punonjesit e Lufthansa
Janë rikthyer në punë nëpunësit e kompanisë ajrore Lufhansa, pas asaj që është cilësuar si greva më e madhe në historinë e kompanisë. 24 orë paralizim i plotë dhe njëmijë fluturime të anuluar duket se kanë funksionuar. Kompania gjermane ka pranuar kushtet e vendosura nga sindikatat duke filluar me ndryshimin e kontratave që do të nënshkruhen me një afat të papërcaktuar. Vetë nëpunësit janë shprehur se është arritur një marrëveshje me drejtuesit e kompanisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje paraprake për sa I përket kontratave kolektive. Sindikatatat gjithashtu kanë kundërshtuar dhe shtimin e orëve të punës dhe kërkojnë rritjen e pagave me 5 për qind. Nga ana tjetër kompania ajrore gjermane shprehet se duhet të bëjë shkurtime dhe të reduktojë shpenzimet në bazë të një ristrukturimi të nevojshëm. Zëdhënësi I kompanisë Lufthansa ka deklaruar se më shumë se 100 mijë persona janë prekur nga kjo grevë. Pjesa më e madhe e mosmarrëveshjeve është zgjidhru dhe shpresojmë që cdo gjë ti kthehet normalitetit, ka shtuar ai. Sindikatat nga ana e tyre kanë deklaruar se nuk do të ndërmarrin më protesta për momentin. Një lajm I mirë ky sidomos për pasagjerët të cilët e kanë parë veten të izoluar në aeroporte tre herë brenda javës.