E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker viziton të hënën Prishtinën

08-09-2012 / Gazeta 55

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit në Kosovë për dialogun

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, të hënën do të vizitojë Republikën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës. Pas takimit të përbashkët, kryeministri Thaçi dhe zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, do të mbajnë një konferencë për shtyp. Një burim brenda Qeverisë së Kosovës ka thënë se vizita e Rikerit në Kosovë ka për qëllim shtyrjen përpara të dialogut të ardhshëm politik mes të Kosovës dhe Serbisë. Po sipas këtij burimi, gjatë këtij takimi zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, do të ofrojë sigurinë e SHBA-së në këtë proces.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›