Rama takim me grate e Kavajes
Marrja e drejtimit të bashkisë së Kavajës nga socialistet vitin e shkuar pas 21 vjetësh që drejtohet nga të djathtët, për Edi Ramën është meritë e grave dhe vajzave të këtij qyteti.
Në një takim me gratë socialiste të ndërmarrë në kuadër të turit “Shqipëria është grua” kreu i opozitës e ka vlerësuar Kavajën si shembullin më të fuqishëm që dëshmon se ndryshimi është i mundur në të gjithë vendin.
Kryesocialisti është ndalur dhe në alternativën që ofron programi “Për një rilindje shqiptare” për arsimin, punësimin dhe integrimin e grave dhe vajzave jo vetëm në jetën publike por dhe atë politike.
Turi “Shqipëria është grua” që synon ristrukturimin e forumit të Gruas Socialiste do të përmbyllet me zhvillimin e zgjedhjeve të drejtuesve të forumit dhe strukturave.