Greqi, digjen qindra hektarë në ishullin Kios

Zjarre masive kanë përfshirë Greqinë, duke shkatërruar hapësira të konsiderueshme të tokës. Gati gjysma e kulturës së mbjellë me një lloj peme të veçantë të rrëshirës, dhe që rritet vetëm në ishullin grek Kios, u shkatërruan në fillimjavë, ndërsa zjarret kanë vijuar prej rreth tre ditësh, raportuan zyrtarët. Vatrat e zjarrit janë ende aktive dhe kanë përfsirë dhjetëra mijëra hektarë të pyjeve. Qindra vullnetarë, zjarrfikës dhe ushtarë janë në dispozicion për të dhënë ndihmën dhe kontributin e tyre për të shuar vatrat e zjarrit, të nisura të shtunën. Në punë janë vënë edhe helikopterët që hedhin ujë nga ajri. Sipas autoriteteve janë shkretuar rreth 18 000 hektarë tokë.ndryshimi i drejtimit të erës favorizon përhapjen e flakëve dhe vështirëson punën e ekipeve të ndihmës. Banorët e këtyre zona prej shumë kohësh meren me kultivimin e një lloj rrëshire të vecantë e cila përdoret për çamçakizët që përtypim, por edhe për sapunë të lëngshëm. Kjo lloj rrëshire prodhohet vetëm në jug të Kios. Kjo zonë çdo vit prodhon rreth 150 ton dhe të ardhura vjetore që përfitohen nga ky produkt, arrijnë në 15 milionë euro. Disa nga fshatrat që prodhojnë më së shumti këtë produkt, janë evakukuar. Në gusht fillon mbledhja e produktit, apo sezonin e vjeljes dhe te korrjes, por shkatërrimet e pemëve nga flakët kanë qenë të konsiderueshme. Shumica e pemëve ishin për gati për tu marë rrëshirën nëpërmjet një lloj rëre të veçantë që përdoret për ta mbledhur. Flakët kanë gllabëruar edhe mijëra pemë ullinj dhe pyje me pisha. Greqia rregullisht përballet me zjarret gjatë muajve të verës se saj të thatë. Grekët ende kujtojnë zjarret shkatërruese në vitin 2007 që vranë 65 njerëz, dogjën mijëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore dhe kërcënouan vendet arkeologjike.