Berisha Te vazhdojme me reformat dhe Rames ti mbeten ne fyt ngjalat
“Në të vazhdojmë reformat drejt zhvillimit rural i domosdoshëm për projektin Shqipëria e zhvilluar, ndërsa zotit Edi Rama tia ngecim në fyt ngjalat e Nard Kokës”.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Berisha përpara banoravë të Kasharit, ku po zhvillon një bashkëbisedim, jo vetëm për të parashtruar projektin e reformave për katër vitet e ardhshme por dhe për të dëgjuar nga afër sugjerimet dhe problematikat e qytetarëve të kësaj zone.
Edhe në këtë takim kreu i qeverisë i mëshoi me forcë faktit se pa një zhvillim rural nuk mund të ketë një zhvillim të Shqipërisë.
Ndërkohë që duke i dhënë përgjigje shqetësimit të banorëve për problematikat që shoqërojnë çështjen e pronësisë Berisha bëri me dije se po bëhet harta digjitale, më e sakta e vendndodhjes së tokës, që të marrë fund çdo lloj ngatërrese me mbivendosjen.
Mandati i tretë do të jetë ai i qartësimit të plotë të titujve të pronësisë. Kryeministri Berisha deklaroi me hartimin e regjistrit të tokës, do të hapën zyra hipoteke në çdo komunë të vendit për t’i dhënë fund këtij problemi. Edhe për legalizimet do të përgjigjet komuna. “Vendimet e qeverisë për të dhënë certifikatat e plota të tokës, për t'ua thjeshtuar të gjithë problemin do hapim zyra hipoteke në çdo komunë të vendit gjerë në kompletimin e plotë të titujve të pronësisë së tokës. Procesi po merr shumë shpejt zgjidhjen më të mirë të mundshme. Çdo gjë ta bëni në komunë”, deklaroi Kryeministri.
Por në fjalën e tij Berisha shigjetoi ashpër kreun e PS për bllokimin që u bëri tre ligjeve të integrimit duke bllokuar kështu marrjen e fondeve dhe të grandeve që do t’i jepnin një hov të ri investimeve në vend.
“U tregua zemërligë me mosvotimin e ligjeve sepse statusi i vendit kandidat në BE i bën fermerët të përfitojnë shuma të mëdha. Do të përfitonim shuma të mëdha që do të lehtësonte sipërmarrjen e qeverisë. Zgjedhjet do t'i bëjmë të standardeve më të mira dhe statusi nuk do të mund të bllokohet më dhe shtohet edhe një burim i madh i financimeve për Shqipërinë. Por ne trefishimin e grandeve e kemi llogaritur me buxhetin tonë”, vuri në dukje kreu i qeverisë.
Njëkohësisht, Kryeministri premtoi dhe vendosjen e sistemit të grandeve për subvencionimin e punimeve artizanale, me qëllim konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij biznesi.
Kashari është njësia e 9 vendore më e madhe në vend për shkak të ndërtimeve të vrullshme, rrugët aktualisht janë një problem ndër më kryesorët, problem për të cilin kreu i qeverisë garantoi zgjidhje të shpejtë e kjo në bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe atij qendror.