E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i institucioneve arsimore – Impakt pozitiv, për të pritur më shumë nxënës

Rikonstruksioni i shkollës “Ali Lacej” në Shkodër është drejt fundit. Drejtori i shkollës Ardjan Bardhi, tregon mbi ndërhyrjet që janë realizuar.

“Deri në këto momente është bërë prishja e përparme e oborrit dhe hyrja e shkollës”, u shpreh Bardhi.

Aktualisht shkolla ka 160 nxënës. 3 vitet e fundit ka pasur një rritje të lehtë. Pritet që përmirësimi i kushteve të sjellë më shumë regjistrime në klasën e parë përgjatë vitit të ardhshëm shkollor.

“Ka ndihmuar në prurjen e nxënësve dhe me mbarimin e këtij rikonstruksioni të kemi edhe më shumë fluks nxënësish sidomos për klasën e parë. Aktualisht ka 160 nxënës dhe këtë vit kemi pasur rreth 25 nxënës më shumë këtë vit”, tha ai.

Tashmë me ambiente sportive dhe rekreative, me sistem ngrohje dhe mësimdhënie bashkohore, kjo shkollë mbetet pjesë e institucioneve arsimore më të rëndësishme në qytet. Krahas shkollës “Ali Lacej” punimet janë drejt fundit edhe për Gjimnazin “Kolë Idromeno”.

Gazetar: M Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›