E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizmi i parave

Qytetarët shqiptarë kanë futur në qarkullim të ligjshëm plot 3.1 miliardë lekë, falë amnistisë fiskale. Kjo ishte pjesa, ku individët kishin mundësi që të legalizonin paratë e tyre në “CASH”, të cilat ishin jashtë llogarive bankare. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë periudhës së shtyrjes së amnistisë fiskale, janar-mars individët mundën të legalizohen rreth 500 milionë lekë. Tatimi që qytetarët janë detyruar të paguajnë mbi shumën totale është në masën e 3 për qind, me një vlerë prej 14 milionë lekë. Kjo shumë vlerësohet nga ekspertët e financave të jetë simbolike në krahasim me totalin e parave, të cilat janë legalizuar dhe të cilat mund të përdoren si para të ligjëruara.
Në deklaratën e fundit publike, numri dy i Financave, Alfred Rushaj deklaroi se pritshmëritë për legalizmin e kapitalit financiar ishin më të larta, pasi kjo ishte një mundësi e mirë që qytëtarët të ligjëronin ato para, që i mbanin jashtë llogarive bankë dhe si të tilla cilësohen si informale. 
Ky ishte në fakt synimi kryesor i amnistisë, deklarimi i parave gri, që qytetarët në një mënyrë ose tjetër (përjashto ato kriminale)
kishin fituar duke shmangur sistemin tatimor të deklarimit.
Ndërkaq, ligji parashikon që paratë që legalizohen, pra që futen në bankë pasi kanë përfituar nga amnistia, mund të dalin edhe jashtë Shqipërisë. Pra, individi mund t’i transferojë ato në banka të tjera të botës. Për këtë, tarifa e amnistisë është 13 për qind e shumës që transferohet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›