Rikonstruksioni, lëvizja në autostradë vetëm me një korsi
Bllokohet qarkullimi në një korsi të autostradës Tiranë - Durrës për shkak të punimeve rikonstruktuese. Ministria e transporteve njoftoi sot drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm pasi lëvizja do të bëhet vetëm në një korsi.
TIRANE- Bllokohet qarkullimi në një korsi të autostradës Tiranë - Durrës për shkak të punimeve rikonstruktuese. Ministria e transporteve njoftoi sot drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm pasi lëvizja do të bëhet vetëm në një korsi.
Ndërkohë Ministria ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar efektet e këtij bllokimi.
Ndërhyrja fillon nga Tirana dhe konsiston në riparimin e pjesshëm të shtresave asfaltike dhe sistemimin e kanaleve anësore të autostradës.
Në delkaratë thuhet se ka filluar puna vetëm në njërin krah të rrugës, dhe pas përfundimit të saj do të procedohet me aksin tjetër. Riparimet përfshijnë 30 km të autostradës duke filluar nga Mikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Dajlanit.
(e.n/ News24/ balkanweb)