Rikonstruktohet rruga Sadik Petrela, Basha: Do ofrojmë model të ri qytetërimi në Tiranë
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar punimet të cilat janë drejt fundit në një prej rrugëve më të amortizuara në Tiranë, “Sadik Petrela”. Në këtë rrugë është bërë riveshja dhe riasfaltimi total i saj. Rikonstruksioni i kësaj rruge u premtua rreth një muaj më parë nga kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, ndërsa inspektonte punimeve për Ujësjellësin e ri i cili furnizon me ujë 35 mijë banorët e Kodrës së Priftit, të cilët prej vitesh vuanin mungesën e tij. Sot këta banorë, krahas furnizimit me ujë, kanë dhe rrugën tërësisht të rikonstruktuar.
“Ky është modeli i ri i punës dhe standarti që Bashkia e Tiranës do të imponojë anë e mbanë qytetit, duke filluar me zonat e harruara dhe ato në nevojë, duke pasur si parim jo vetëm qendrën e qytetit por kudo ku qyteti shtrihet, duke filluar nga pragu i qytetarëve, për t’ju ofruar qytetarëve të Tiranës një cilësi më të mire jete dhe për ta bërë Tiranën një qytet ku jetohet më mire”, tha Basha.
Kryebashkiaku bëri të ditur dhe nisjen e punës për riparimin e 88 rrugëve të kryqytetit të cilat i shtohen 100 rrugëve të riparuar gjatë muajve Mars-Prill. Basha theksoi se afro një e treta e këtyre rrugëve që po i nënshtohen riparimit kanë ardhur si rezultat i shqetësimit të qytetarëve që e kanë raportuar këtë drejtpërdrejt nëpërmjet shërbimit të Zërit të Qytetarit në Bashkinë eTiranës. Zoti Basha bëri gjithashtu të ditur se këtë muaj nis procesi i investimit në 30 rrugë të cilat nuk do të riparohen por do të ndërtohen nga fillimi.
(el.me/BalkanWeb)