E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen Asterix e Obelix

Dueti simpatik i heronjve galë rikthehet në sallat e kinemasë. Premiera e vazhdimit të filmit – i xhiruar në teknikën 3D - tashmë është shfaqur në kinemanë e njohur parisiene Grand Rex, para 2,800 shikuesve.

"Asterix dhe Obelix në Britani” quhet vazhdimi i filmit që me vete sjellë aventurat e reja të duetit luftarak gal.

Është viti 50 para serës së re, dhe Cezari duket i uritur për pushtime të reja. Ai sulmon befas dhe në mënyrë “misterioze” një ishull që ndodhet në fund të botës, i njohur si Britani. Mbretëresha e ishullit i fton për ndihmë galët.

Aterix dhe Obelix pranojnë ta ndihmojnë Britaninë, por paraprakisht fillojnë me stërvitjen e të riut Scizix, nipin e oficerit të tyre. Të deleguarit të Britanisë i japin një fuqi të pijes magjike, dhe me vete marrin edhe Scizix...

Në rolet kryesore në film shfaqen aktorët Gerard Depardieu, Edouard Baer, Catherine Deneuve, Fabriche Luchini, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›